Si u kremtua dita e shenjtërimit të “Nënë Terezës” në Tiranë

11:41 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës është përkujtuar përmes një ceremonie në kryeqytet.

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu bashkë me nënkryetaren e Bashkisë, Anisa Ruseti dhe një grup këshilltarësh vendosën kurora me lule në sheshin që mban emrin “Nënë Tereza”, në kryeqytet.

Gjithashtu, në rrugët kryesore të kryeqytetit janë vendosur banderola që përkujtojnë bamirësen e madhe shqiptare, ku janë shkruar shprehje të bamirëses së madhe me origjinë shqiptare të cilat janë frymëzim për të gjithë qytetarët e botës./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme