Një shqiptar i dënuar me 22 vite burg, i konsideruar si bos i trafikut të drogës është arratisur nga qelia. Nimon Zogaj, sipas mediave italiane u arratis nga reparti i spitalit Maggiore ku ishte shtruar.
Ai i ka shpëtuar vëmendjes së policisë duke u larguar nga spitali ku po mjekohej.
Pas konstatimit, policia është vendosur në ndjekje të 50-vjeçarit, i cili është i njohur jo vetëm për vendin fqinj, por edhe në disa vende në Ballkan.
Kjo është hera e dytë që arratiset nga burgu, ndërsa pas arrestimit u transferua në Parma, ndërsa ditët e fundit ishte transportuar në spital për shkak të problemeve me shëndetin, por u arratis. Ai njihet si bos i trafikut të kokainës, por edhe drogërave të tjera në disa qytete në Itali./lapsi.al/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...