Një shqiptar 37 vjeçar është dënuar me më shumë se 12 vjet burg pasi u shpall fajtor për shpërndarjen e kokainës nëpër rrugët Nottinghamit.
Një gjyqtar tha se Lorenc Hoxha, fshihej pas çdo shpërndarje kokaine në Londër. Seanca gjyqësore u mbajt të enjten e 3 gushtit.
Me Lorenc Hoxhën janë dënuar dhe katër bashkëpunëtorë të tij, tre prej tyre shtetas britanikë, ndërsa krahu i djathtë i tij ishte shqiptar, 18 vjeçari Klinsi Rexha” shkruajnë mediat lokale
Pë akuzën e shpërndarjes së kokainës banda është dënuar me gjithsej 45 vjet burg. Disa prej tyre kanë pranuar akuzat ndërsa për disa të tjerë është provuar nga një juri.
Nottinghampost.com shkruan se vlera e drogës besohet se arrin në 1 milionë paund dhe kodi për të shpërndarë dozat e kokainës ishte “pica”.
Policia kishte rënë në gjurmët e Hoxhës dhe në prill zbuloi kodin e picës, pasi Lorenc Hoxha i kishte shkruar sms një klienti të tij duke e pyetur “Si ishte pica e re?”
Anëtarët e tjerë të dënuar janë: Klinsi Rexha, i cili mendohet se ka qenë krahu i djathtë i Lorencit, , Ameer Singh, Hardipak Singh, Grant Deane.
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...