Google ADS

Si shkak i motit të lig përmbytet edhe qyteti i Vlorës

22:52 | 10 Korrik 2019
A. B.

Prej një ore reshjet e dendura të shiut kanë sjellë dhe përmbytje në disa lagje të Vlorës të cilat mbeten problematike sa here bie shi.

Lagjia 28 nëntori në këto çaste është nën ujë, gjithashtu reshjet vijojnë të jenë me intensitet të lartë, duke bërë që Vlora të rrezikohet nga përmbytjet.

Ndërkohë dhe në plazhet e Orikumit stuhia ka bërë dëme të konsiderueshme .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme