Shqipëria renditet në vendin e 24 mes 126 vendeve në botë për nga shpejtësia që ka interneti nga telefoni celular.
Speedtest që është një faqe që mat treguesit muaj pas muaji dhe sipas saj në vitin 2018 Shqipëria ka pasur një ecuri më të mirë lidhur me treguesit e internetit ku shpejtësia për të shkarkuar diçka nga celulari është kufizuar në 36.50 megabajt/sekondë ndërkohë që mesatarja botërore për këtë kategori është 23.54 megabajt.sekondë.
Pozitivisht performon edhe pjesa që lidhet me shpejtësinë e ngarkimit në internet pra hedhja e një materiali ose videoje që kufizohet në 12.84 megabajt/sekondë ndërkohë që mestarja globale është 9.28 megabajt/sekondë.
Por nuk shfaqen kaq pozitivë treguesit kur vijmë tek interneti me bandë të gjerë nga telefonia fikse. Shqipëria renditet e 91-a mes 126 vendeve në botë por gjithsesi duhet theksuar se në qershor 2018 ka fituar dy pozicione në raport me mestaren e tremujorit të parë të po këtij viti.
Konkretisht shpejtësia e ngarkimit të një videoje në internet nga një kompjuter që është i lidhur nga telefonia fikse apo përmes aparateve të tjera ishte mestarisht 14.94 megabajt/sekondë ndërkohë që në rang global kjo mesatare është disa herë më e lartë, rreth 46.25 megabajt/sekondë.
Nga ana tjetër shpejtësia e ngarkimit të një video përmes këtij rrjeti është 9.13 megabajt/sekondë si mesatare ndërkohë që mesatarja globale është 22.47 megabajt/sekondë.
Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për tremujorin e parë të këtij viti tregonin se numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare ishte rreth 1.9 milionë.
Konsumi mujor mestar për përdorues aktiv të shërbimeve celulare ishte 2.66 gigabajt internet.
Nga ana tjetër numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në tremujorin e parë 2018 arriti në rreth 314 mijë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...