Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jenë zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./abcnews.al
Mbledhja e përbashkët e Parlamentit të Kosovës dhe Shqipëris...
Rusia arreston të dyshuarin për vrasjen e gjeneralit në Mosk...
Milwaukee Bucks fitoi Kupën në NBA
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit
Driloni, Sarës: Po më dhemb dora, kjo e fundit ia kthen: Të ...
KQZ certifikon sot grupin e parë të partive dhe kandidatëve ...