Si po rrezikohen pushuesit në Durrës nga motorët me ujë

21:29 | 6 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Sezoni veror po mbërrin në pikun e tij, por masat shtrënguese nga ana e autoriteteve përkatëse në drejtim të disiplinimit të motorëve të ujit janë ende shumë larg pritshmërive të të gjithë pushuesve.

Edhe pse autoritetet i kanë mbledhur disa herë motorët e ujit, këto mjete lundruese që shërbejnë për argëtimin e të rinjve në plazh mbeten sërish burim aksidenti.

Një i ri me një motor uji ka përshkuar të gjithë plazhin mes për mes turmës së njerëzve me shpejtësi maksimale. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Në rastin më të keq mund të ishte goditur në mënyrë fatale ndonjë prej pushueve që po lahej në det.

 Subjektet që janë të licencuar i mbajnë motorët e ujit para hoteleve të tyre, por ka edhe të rinj të tjerë që për adrenalinë e pa menduar gjatë bëhen shkak për të rrezikuar jetën e pushuesve.

Do të ishte mirë që Policia Kufitare dhe autoritetet e tjera që kanë për detyrë kontrollin e këtyre mjeteve, të ndërmerrnin kontrolle të vazhdueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme