Si nisi sherri dhe kush qëlloi i pari, dëshmia e pronarit të dyqanit në Bllok

07:29 | 9 Tetor 2018
Arbresh.info

Në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel u publikua dëshmia e Redi Popeskut pronarit të dyqanit të parfumeve në Bllok ku mbrëmjen e së të enjtes ndodhi masakra me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Popesku, është dëshmitari okular dhe i vetmi që ka folur deri më tani me detaje, lidhur me debatin e ndodhur mes grupit të Ervis Martinajt dhe Ervin Matës. Në dokumentin më poshtë do të lexoni se sipas Popeksut ishte Ervin Mata që i kërkoi që në dyqanin e tij të vinte Ervis Martinaj, për tu sqaruar për një konflikt që kishin mes tyre.
Ai shpjegoi më tej se debati fillimisht nisi mes njerit prej djemve që shoqëronte Martinajn dhe komandos Meviol Bilo, që ishte në shoqërinë e Matës. Sipas Popeskut, pas debateve verbale, ata u konfliktuan edhe fizikisht, dhe ishte pikërisht personi që shoqëronte Martinajn, që nxori armën dhe qëlloi i pari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme