Redi Popesku, pronali i lokalit në zonën e ish-Bllokut, tregoi në prokurori se si nisi konflikti mes dy grupeve, të Ervin Matës dhe të Ervis Martinit, që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur. Lapsi.al disponon dëshminë e plotë të Popeskut, ku tregohet dëshmia dhe jepet një version i motivit të ngjarjes, sipas të cilit shkak janë bërë ngacmimet e Elvana Gjatës. Vetë këngëtarja ka qenë para lokalit pak para se të ndodhte përplasja me armë dhe është takuar aty me të dashurin e saj Ervin Matën dhe truprojën e saj, komandon Merviol Billo. Sipas Lapsi.al, nga dëshmia e Popoescut kuptohet qartë se ngacmimi i Elvana Gjatës, nëse ka ndodhur jashtë lokalit ka qenë vetëm një pretekst. Të dy grupet e të fortëve kishin lënë takim dhe kishin ardhur të armatosur në lokal, por provokimet dhe dinamika e ngjarjes tregonin për një situatë të tensionuar mes të dyve për shkaqe të tjera që mund të kenë lidhje me veprimtarinë e tyre kriminale.
Mbërritja e grupit të të dashurit të Elvana Gjatës
“Ka ardhur një klienti im, i cili quhet Ervin Mata, i cili ka në pronësi hotel ‘Victoria’ në Tiranë, me 4 persona të tjerë të cilët e shoqëronin, ku njëri prej tyre ishte Joli, i cili është oficer në Zallher, tjetri quhet Qemal, ndërsa dy personat e tjerë nuk i njihja. Pasi erdhën në dyqan, filluan të shohin në vitrina dhe janë ulur në tavolinë, ku kanë vazhduar të diskutojnë për problemet e tyre”.
“Dua të sqaroj momentin se para se të vinte Ervis Martini, mua më tha Ervin Mata, nëse e kisha unë problem që të vinte te dyqani Ervis Martini. Unë i thashe se s’kishte asnjë lloj problemi, pasi Vis Martinin e kisha të njohur. Dua të sqaroj se këta dy persona, si Ervin Mata edhe Vis Martini janë takuar normalisht dhe nuk kishin asnjë shenjë për konflikt, pra janë takuar miqësisht dhe nuk kishin asnjë shenjë për t’u agravuar situata siç ndodhi”.
Vizita e Elvana Gjatës
“Më pas janë ngritur nga tavolina shtetasi Vin Mata dhe Joli, oficer i Zallherrit. Vin Mata takoi të dashurën e tij Elvana Gjatën dhe më pas u kthyen sërish të dy me Jolin brenda në dyqan dhe në këtë moment unë kam parë që ata ishin të revoltuar. Të dy këta persona u ulën sërish në vendin e tyre në tavolinë.”
Mbërritja e Ervis Martinit
“Mbas rreth 20 minutash unë kam dalë tek shkallët dhe kam takuar një të njohurin tim, i cili quhet Vis Martini, i cili është klient i dyqanit tim. Në këtë moment Vis Martini ishte me dy persona të tjerë që e shoqëronin këtë të fundit. Shtetasi Vis Martini më tha që do të hynte në dyqan për të takuar Ervin Matën”.
Provokimi
“Në këtë moment hyri në dyqan Ervis Martini së bashku me personat që e shoqëronin dhe takoi normalisht Ervin Matën. Ervis Martini së bashku me personat që e shoqëronin janë ulur veç të katërt në pjesën e derës së banjos, pra në fund të banakut. Kam dëgjuar çunat që shoqëronin Vis Martinin duke i thënë Jolit, oficerit të Zallherrit, “Pse më shikon?”. Joli ishte tek tavolina veç, ku u ulën që në fillim”.
Sherri me grushta
“Në këtë moment kanë ardhur nga jashtë dy persona. Njëri ishte me bluzë të errët, me kapuç, trup i gjatë, me xhinse, i cili bashkë me këtë personin që e shoqeronte filluan ta shanin dhe ta godisnin Jolin dhe personat që ishin me Jolin. Vis Martini po thoshte: Mos, mos, mos!, ndërsa Ervin Mata po thoshte: “Ça po boni? Ça është kjo punë?”.
Vrasja
“Ngaqë u krijua rrëmujë e madhe, unë kam dëgjuar një krismë, që erdhi nga vendi ku ishte personi i gjatë me kapuç në kokë, që po konfliktohej me Jolin, por që nuk e pashë se kush qëlloi. Mbas kësaj krisme unë jam hedhur direkt poshtë banakut. Në këtë kohë kam dëgjuar krismat e armëve që vazhdonin. Kur krismat e armëve pushuan, ka ardhur Vis Martini zvarrë, të cilin e pashë se ishte plagosur në qafë dhe e kam marrë e kam zbritur poshte të shkallët. Kur kam ikur të gjithë personat kishin ikur veç atij që ishte vrarë dhe një tjetri që përpëlitej i plagosur”.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...