Google ADS

Si ndryshohet data për produktet e skaduara në Shqipëri

16:41 | 12 Qershor 2019
L G

A janë të sigurta ushqimet që konsumojmë? Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ngre shqetësimin se disa produkte dalin në treg edhe pse janë të skaduara, pasi u ndryshohet data e skandencës.

Hasan Stafa: Një nga problemet, ankesat e konsumatorëve është pikërisht korrigjimi i datës së skadencës dhe mos siguria e datës së skadencës kryesisht tek produktet ushqimore por edhe tek produktet e tjera.

Drejtor i ZMK Kemi 14 raste për produktet shtazore por edhe tek parfumeria, kryesisht tek shampot.

Për të ndryshuar datën e skandencës duhet vetëm pak pambuk dhe alkool. Fshihet lehtësisht dhe po me kaq lehtësi mund të vendoset një datë tjetër.

Mjafton një vulë dhe një bojë të cilat kanë një çmim minimal në treg, për të manipuluar dhe rivendosur datën e sakdencës në një produkt.

Zyra për mbrojtjen e konsumatorit sugjeron mënyra të tjera për vendosjen datës së skandencës në ambalazhe.

“Data e skadencës duhet të jetë e gdhendur ose me një kategori boje e cila nuk fshihet me asnjë lloj solucioni. Fatkeqësisht ne kemi ndeshur tek produktet blegtorale dhe nënproduktet blegtorale , duke filluar qumështin, kosin dhe nënproduktet e mishit që ju është, korrigjuar manipuluar data e skadencës dhe ju është hequr data e skadencës, madje edhe falsifikohen”.

Qeveria ka vendosur që të ashpërsojë Kodin Penal për sigurinë ushqimore. Ndryshimet parashikojnë dënim me 3 vjet burg tregtarët të cilët falsifikojnë dhe abuzojnë me sigurinë e ushqimeve. Nëse kjo vepër do të sjellë dëmtim të shëndetit të konsumatorit, ndëshkimi do të jetë me 10 vjet burg për tregtarin./klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme