Katër persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna në qytetin bregdetar të Vlorës.
Mësohet se përplasja ka ardhur pas një sherri mes dy grupesh të rinjsh në zonën e kabinave të ish Plazhit të Vjetër pranë një lokali.
Nga katër të plagosurit në gjendje më të rëndë ndodhet Arben Brahimaj, pronari i lokalit, i cili ka marrë plumba në trup. Nga të shtënat është plagosur dhe djali i tij, i cili dyshohet se pak kohë më parë ka qenë i përfshirë në një konflikt me thika.
Autorët e ngjarjes u larguan me shpejtësi drejt pyllit të Sodës, por policia i ka identifikuar dhe ka ngritur postblloqe në zonë për kapjen e tyre./Opinion.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?