Mësohet se Melvjon Bilo, është djali i dajës i këngëtares Elvana Gjata e cila kishte 1 vit që bashkëjetonte me Ervin Matën.
Tre ditë nga skadimi i afatit 30 ditë burg për Ervis Martinaj prokuroria dorëzon prova të reja me të cilat kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin.
Ai u plagos në përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në ambientet e brendshme të këtij u vra Fabian Gaxha. Në trupin e kufomës u konstatuan 4 plagë tejshpuese ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri e markës Glock si dhe 13 gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Ora News ka arritur të sigurojë dëshminë e Redi Popescut i cili është administrator i subjektit “Red Diamond” sh.p.k që ka në pronësi dyqanin ku ka ndodhur ngjarja.
Mësohet se Melvjon Bilo, është djali i dajës i këngëtares Elvana Gjata e cila kishte 1 vit që bashkëjetonte me Ervin Matën.
Dëshmia e Redi Popeskut
Më datë 04.10.2018 rreth orës 18.00, ka shkuar në dyqanin e tij shtetasi Ervin Mata, pronar i Hotelit V…, i cili shoqërohej me katër persona të tjerë dhe pasi kanë parë në vitrina janë ulur në tavolinë ku Redi u ka shërbyer pije alkoolike.
Më pas Ervin Mata së bashku me një person tjetër me emrin Joli (mbiemrin nuk ja dinte) i cili është oficer në Zallher kanë dalë jashtë ku Ervini është takuar me të dashurën e tij shtetasen Elvana Gjata kur është kthyer sërish në dyqan së bashku me Jolin ka qenë i revoltuar.
Pas 20 minutash, Redi ka dalë jashtë dyqanit te shkallët ku ka takuar mikun e tij shtetasin Ervis Martini, të cilin e ka klient, që shoqërohej nga dy persona të tjerë dhe i ka thënë se do takonte Ervin Matën që ndodhej në dyqan dhe së bashku me dy personat që e shoqëronin është takuar me Ervinin ku janë ulur veç në fund të banakut.
Sipas Redit, dy personat që shoqëronin Ervis Martinin janë kapur me shtetasin me emrin Joli duke i thënë që pse po shikon dhe në këtë moment kanë ardhur dy persona nga jashtë, njëri i veshur me bluzë të errët me kapuç, trup i gjatë, me xhinse i cili së bashku me personin tjetër që e shoqëronte filluan të shanin dhe të godisnin me grushta Jolin oficerin e Zallherit dhe personat e tjerë që ishin në tavolinë me të.
Në deklarimin e tij Redi thotë se në këtë moment Ervis Martini po thoshte “mos, mos, mos” ndërsa Ervin Mata po thoshte “ç’a po boni, ça është kjo punë” dhe në këtë moment ka parë personin me bluzë me kapuç, i cili kishte një armë zjarri.
Redi ka dëgjuar një krismë që ka ardhur nga vendi ku ndodhej personi i gjatë me kapuç në kokë që po konfliktohej me Jolin, por për shkak të rrëmujës ky shtetas deklaron se nuk e ka parë kush qëlloi dhe kur dëgjoi krismën është hedhur menjëherë pas banakut për t’u mbrojtur. Ky shtetas deklaron se krismat kanë vazhduar dhe kur kanë pushuar, afër banakut ka shkuar Ervis Martini i cili ishte plagosur në qafë dhe Redi e ka marrë dhe e zbritur poshtë shkallëve drejt vendit të taksive.
Kur doli nga banaku Redi thotë se gjithë personat ishin larguar përveç personit që kishte ngelur i vrarë dhe një person tjetër afër derës që ishte duke u përpëlitur. Pasi nxori Ervis Martinin jashtë është ulur në trotuar për t’u kthjelluar duke patur dhe një shishe në dorë dhe në këtë moment ka parë dy motora policie ku ua ka bërë me dorë, duke i njoftuar se çfarë kishte ndodhur dhe më pas së bashku me ta është futur sërish në dyqan.
Ky shtetas në deklarimin e tij deklaron se një nga personat që shoqëronin Ervis Martinin ishte rreth 170 cm i gjatë, rreth 30 vjeç, trup i dobët dhe i veshur me të zeza, i njëjti person që ndodhej i plagosur tek dera e dyqanit, ndërsa personi tjetër ishte rreth 30 vjeç me rroba të çelura.
Për shtetasin Ervin Mata, Redi deklaron se kishte veshur një bluzë të zezë, xhinse të zeza, Joli oficeri i Zallherrit mbante të veshur një xhup të zi, bluzë Polo ngjyrë blu të errët dhe xhinse të errëta, ndërsa në lidhje me dy personat që erdhën në momentin e fundit deklaron se njëri prej tyre ishte rreth 30 vjeç me bluzë me kapuç dhe në momentin që u fut në dyqan u konfliktua me Jolin duke u sharë dhe goditur me grushta dhe më pas ky person kishte në dorë një armë zjarri.
Personin tjetër që e shoqëronte nuk e kishte fiksuar. Gjithashtu Redi Popescu shton se i plagosuri dhe i vrari ishin njerëzit e Ervis Martinit dhe konflikti ka nisur për arsye banale, në lidhje me ngacmimin e të dashurës së shtetasit Ervin Mata, shtetases Elvana Gjata dhe Ervin Mata me Ervis Martinin janë takuar qetësisht në lokal pa ndonjë tendencë për t’u agravuar situata, dhe kur ka ardhur në dyqan Ervis Martini ka zbritur nga një automjet tip BMW me ngjyrë të errët.
Dëshmia e Geldo Hotit
Nga ana e policisë gjyqësore janë marrë të dhëna nga shtetasit Geldo Hoti, i cili ndodhet i arrestuar i pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime ai ka deklaruar se:
Ai ditën e ngjarjes, rreth orës 14.00 ka shkuar te lokal “Monopol” ku është takuar me pronarin Redi Popescu. Pak më vonë, në lokal ka ardhur edhe Ervin Mata, Joli (Mevjol Bilo), që është miku i Ervinit dhe së bashku kanë shkuar te një lokal që quhet “Zihniu”.
Duke drekuar, në lokal ka shkuar një person që i thërrisnin Tani dhe me mbiemër Allushi, i cili shoqërohej me një person tjetër rreth 170 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra, rreth 40 vjeç, dhe këta persona janë ulur me ta në tavolinë. Rreth orës 18:00, janë çuar nga lokali dhe kanë shkuar përsëri te lokal “Monopol”, ku janë ulur përsëri të gjithë bashkë. Rreth 1 orë më pas, Ervini ka dal jashtë lokalit ku është takuar me shtetasen Elvana Gjata, e cila sipas tij është e fejuara e Ervinit dhe kur është kthyer brenda u ka thënë se dikush i kishte ngacmuar të fejuarën dhe ky person do të vinte në lokal për tu sqaruar.
Atij nuk i kujtohet orari i saktë, por fillimisht në lokal kanë hyrë 3 persona, dhe Ervini sapo ka parë këta persona është ngritur nga tavolina dhe i ka takuar te banaku. Rreth 1-2 minuta më pas, në lokal kanë hyrë 2 persona të tjerë, njëri nga personat e sapo futur, ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe na është drejtuar te tavolina ku ishim ulur me fjalët …mos të lëvizi njëri se do t’ju q… robt……Në këtë moment deklaruesi është ngritur nga karrigia për të ikur por personi që mbante armën në dorë i është drejtuar me fjalët …mos lëviz…
Në këtë moment njëri nga të 5-të personat që janë futur në lokal ka thënë fjalët …Çfarë problemi ke që shikon… dhe deklaruesi nuk është i sigurt se këto fjalë kanë qenë në drejtim të Ervin Matës apo personave që ishin të ulur në tavolinë me të (Geldo-n). Personi i cili mbante armën në dorë është afruar te tavolina dhe pasi e ka kapur nga qafa Jolin është konfrontuar fizikisht me të, dhe deklaruesi është shtrirë barkas poshtë tavolinës dhe aty ka dëgjuar disa krisma arme, dhe pas përfundimit të krismave ai ka dalë nga lokali dhe është larguar i vetëm në drejtim të automjetit të tij që e kishte parkuar përballë shkollës “Petro Nini Luarasi”.
Ai shtetasin Ervin Mata e njeh në marrëdhënie pune, e ka takuar gjithsej rreth 3-4 herë dhe është njohur me të rreth 3-4 muaj më parë. Në lidhje me pozicionet që kanë patur personat në tavolinë me të ai shpjegon se vet ka qenë i ulur te këndi afër dritares, duke filluar nga pozicioni i tij në sens kundraorar nga e djathta ka qenë Ervin Mata, Tan Allushi, dhe përballë me Ervinin ka qenë i ulur personi me emrin Joli.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...