Një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë vendosi të mos pranojë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit socialist Saimir Tahiri, oficerët gjyqësorë mbështetur edhe nga forcat e policisë, kanë bërë një kontroll në banesën e ish-ministrit të Brendshëm.
Edhe pse në media u përfol me burime nga organi i akuzës, se tashmë nuk kishte më vlerë kontrolli në shtëpinë e ish-ministrit, përsakohë ka qenë e mjaftueshme koha për të larguar prova, nëse ka pasur diçka të dyshimtë nga ana e Tahirit, këtë të enjte u veprua ndryshe.
Katër oficerë të policisë gjyqësore mbërritën rreth orës 14:05 minuta në apartamentin në kat të katërt që Tahiri ka në një pallat në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”, por jashtë rezidencës.
Pas dy orësh kontroll, ku i pranishëm ishte edhe vetë Tahiri pasi u njoftua nga të afërmit, ata kanë dalë me dy valixhe jashtë të cilat do të shërbejnë si provë për hetimet e nisura nga Krimet e Rënda. Dy valixhet janë të njëjtat me të cilët ekspertët u futën në banesën e Tahirit për mbledhjen e provave, dhe pritet të mësohet më tej nëse ata kanë gjetur prova që mund të faktojnë ose jo përfshirjen e Tahirit në veprimtari kriminale.
Tahiri mbërriti në shtëpi i shoqëruar nga një prej avokatëve të tij, Maks Haxhia, ku teksa oficerët bënin kontroll, ish-ministri u pa në ballkonin e shtëpisë teksa tymoste puro dhe bisedonte me avokatin.
Ky kontroll u bë me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda e cila dha autorizim për kontroll banese, por jo për bllokimin e pasaportës së Tahirit, kërkuar kjo më herët nga vetë mazhoranca, si garanci se deputeti i tyre nuk do të largohej nga vendi. Ndaj Tahirit, Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur një procedim penal më 17 tetor të këtij viti dhe e akuzon për dy vepra penale të rënda atë të trafikut të drogës në bashkëpunim me organizatën kriminale të Habiljave, që ai i ka kushërinj të largët, si dhe të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, gjatë kohës që ka ushtruar funksionin e ministrit të Brendshëm në mandatin e parë të qeverisë Rama.
Ishte Kuvendi i Shqipërisë që me shumicë votash vendosi të rrëzojë kërkesën e prokurorisë për arrestim, dhe të lejojë vetëm kontrollin e banesës, atë personal, një garanci pasurore, dhe bllokimin e pasaportës.
Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi menjëherë pas publikimit të përgjimeve të një bande droge nga autoritetet italiane, ku përmendej dhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri si i implikuar. Emri i Saimri Tahirit del në përgjimet që i janë bërë kushëririt të tij Moisi Habilaj dhe anëtarëve të bandës. Grupi kriminal i trafikut të drogës, për të cilin drejtësia italiane kishte hetuar prej rreth 4 vitesh, drejtohej nga shqiptari, Moisi Habilaj, i cili është kushëri i Tahirit.
Italianët shkatërruan bandën e organizuar kriminale të përbërë nga shumë persona, ku përveç Moisi Habilajt u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë, si pjesë e këtij aktiviteti kriminal. /Gazeta Express
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki