Bledi Çuçi është tashmë ministri i ri Brendshëm i vendit pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.
Ai është sonte në Open në Top Channel për të folur për detyrën e tij të re dhe sfidat që e presin, por si e priti ai emërimin në këtë detyrë, për të cilën ai nuk ishte aspak në dijeni.
Çuçi tha se është e vërtetë se lajmin e ka marrë vesh nga ambasadori Soreca në një takim me të.
“Është moment i veçantë dhe besoj se policia e shtetit por jo vetëm kanë një rol të rëndësishëm në proceset zgjedhore po për fat të mirë vitet e fundit. policia ka pasur vlerësime maksimale dhe kjo është lehtësim për mua. Edhe të gjendja civile është punuar mjaft mirë prandaj ndihem i qetë.
Nuk është çështje mos dëshire, por mos dijenije. Madje Lleshaj kur po e shpjegonte tha nuk kisha etje të madhe për këtë post. Po ishim bashkë me Soreca kur e morëm vesh, aty më tregoi twitter dhe sigurisht ishte befasi por nuk asgjë të jashtëzakonshme. Befasia ishte se unë nuk e prisja jo se nuk jam i gatshëm për këtë detyrë apo të tjera, se për sa kohë jam pjesë e këtij ekipi qeverisës, por nga ana tjetër isha i fokusuar te projektet e bujqësisë dhe reagimi ishte ai që patë.
Në një ekip trajneri mund të ndërrojë pozicionet gjatë lojës . Unë jam atje , vullneti im është i plotë dhe jam i gatshëm të kryejë detyra publike, sigurisht përgjegjësia është e madhe. Por habia ishte vetëm se isha në projekte të më dha në bujqësi”, tha ai.
Do ndryshonte gjë po ta dinit?
“Jo, nëse unë do isha jashtë skuadrës mund të ishte dhe të kishte vend për tu pyetur, por unë jam në ekip, jam në lojë dhe kjo gjë nuk përbën befasi në sensin si qëlloi që pa të thënë, unë e kam dhënë pëlqimin që kur kam hyrë në ekip”, tha ai.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok