Një vit lumturi në familjen e Alvin Berishës. Më 8 nëntor të vitit të kaluar ai shkeli pragun e shtëpisë së tij duke përqafuar gjyshin, babanë dhe motrat dhe dukë lënë pas tmerret që kishte kaluar në kampin Al-Hol në Siri. Babai i tij ka ndarë në rrjetin social Facebook një video që u bë virale një vit më parë ku vogëlushi përqafon gjyshin e tij.
Si duket sot Alvin Berisha? Në foton e postuar nga i ati shkëputur nga pushimet e kësaj vere, vihet re një transformim në shëndetin e tij, ndërsa fytyra e tij rrezaton lumturi. “Të dua shumë zemra ime”, shkruan i ati krah fotos.
Alvin Berisha u nxor nga kampi famëkeq ku qëndronte bashkë me mijëra persona të tjerë, dhe pasi qëndroi një ditë në Damask u nis drejt Libisë.
Alvin Berisha mbërriti në Siri në vitin 2014, bashkë me nënën e tij e cila dyshohet se ishte radikalizuar. Ajo u martua me një luftëtar të Shtetit Islamik, me të cilin lindi edhe një djalë. Pas largimit nga kampi Al Hol, Alvini iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë, pasi kishte mbetur i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri.
Nëna e tij u raportua fillimisht se kishte humbur jetën në këtë ngjarje, por tashmë ekziston mundësia që ajo të jetë ende gjallë bashkë me djalin e saj të vogël nga martesa e saj e dytë./abcnews.al/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet