Nëse Gjykata e Kavajës dhe më pas ajo e Apelit të Durrësit do t’i kishin qëndruar kërkesës së Prokurorisë, atehërë Fadil Kasemi, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi, do të ishte ende pas hekurave për tentativën e parë që kishte bërë për ta vrarë atë.
Të paktën kjo është ideja që të krijohet kur lexon rekursin që Prokuroria e Apelit të Durrësit ka bërë në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e dy vendimeve të Gjykatës së Kavajës dhe të Apelit të Durrësit dhe rritjen e masës së dënimit ndaj Fadilit nga tre në pesë vjet burgim.
Në pjesën argumentuse të rekursit, prokurori, Ferdinand Elezi, e cilëson Fadil Kasemin dhe krimin që ai kishte konsumuar në vitin 2015 si me rrezikshmëri të lartë dhe që meritonin masa dënimi më të larta dhe jo me 3 vjte burg, siç kishin vendosur dy shkallët e para të gjyqësorit.
Madje, në fund të argumentit të rekursit, prokurori nënvizon se Gjykata në dhënien e vendimit duhet të vlerësojë rrezikshmërinë e veprës penale si dhe rrezikshmërinë e autorit, si dhe të vleresojë rrezikun që i pandehuri pas kryerjes së dënimit mund të kryeje veprat penale për të cilat po gjykohet, ose akoma më të rënda.
Por, mesa duket ky parashikim i prokurorit nuk është parë i tillë nga gjykatat e dy shkallëve të para, ndërsa Gjykata e Lartë nuk e pati mundësinë ta shqyrtojë këtë rekurs në kohë për t’i shpëtuar jetën gjyqtares Hafizi.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt