Kopshti Zoologjik i Tiranës do të pësojë një transformim rrënjësor.
Këto ndahen në disa kategori si riorganizimi i hapësirave për kafshët dhe punonjësit, vendosja e ndriçimit rrugor dhe rrjeti i linjave rezervë për internet telefoninë, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të ndotura, trajtimin e hapësirave të gjelbërta dhe plotësimi me elemente të mobilimit urban (stola, kosha të vegjël), si dhe krijimi hapësirave për pushim, argëtim e piknik.
“Me rritjen e popullaritetit në këtë kopsht, është rritur edhe nevoja për një infrastrukturë të përshtatshme parkimi. Ndaj Bashkia ka menduar dhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor me 100 vende duke u ardhur në ndihmë jo vetëm vizitorëve, por edhe komunitetit përreth.
Me rëndësi të veçantë ka rrethimi i jashtëm i Kopshtit Zoologjik, kjo për çështje sigurie dhe kontrolli jo vetëm për kafshët po dhe për banorët që jetojnë përreth. Rrethimi do bëhet me mur 2.50metra nga niveli i tokës, mbi të cilin montohen kangjella 0.8m të larta. I gjithë muri parashikohet të maskohet me gjelbërim dhe pemë”, thuhet në njoftim.
Veç sigurisë fizike rrethimi ofron dhe një brez ‘buffer-I’ për zhurmat dhe privatësi nga ana vizuale.
Krahas këtyre në kopsht jane të shpërndara kënde lojërash për ta bërë eksperiencën për fëmijët dhe prindërit sa më të pasur.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...