Qarku Dibër dhe Elbasan në gjendje të vështirë, deputetët e PD në terren kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Situata në qarqet e Dibrës dhe Elbasanit është e vështirë teksa mijëra banorë janë të bllokuar.
Aktualisht në Dibër, pjesa më e madhe e fshatrave janë ende nën pushtetin e borës ,dhe rrugët të izoluara dhe qarkullimi rrugor është paralizuar.
Banorët tregojnë se u është dashur të dalin në këmbë për të mbajtur hapur rrugët këmbësore dhe në disa raste banorë të fshatrave kanë hapur vetë me lopata rrugët brenda fshatrave për të ti ardhur në ndihmë njëri tjetrit për emergjencat mjekësore.
Nga njësia administrative e Sllovës, deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi u shpreh se situata është dramatike në qarkun Dibër dhe kërkoi shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme për t’i ardhur në ndihmë banorëve.
“Strukturat e shtetit janë të paralizuara. Pushteti qendror dhe ai vendor në Qarkun e Dibrës janë kapur mat. Kemi shkolla dhe çerdhe të mbyllura sepse ishin të pafurnizuara me lëndë drusore. Në lidhje me këtë situatë, PD e Dibrës kanë ngritur shtabin e Emergjencës i cili vlerëson dhe monitoron situatën në 24 orë. Jemi këtu për të sensibilizuar pushtetet për të bërë diçka por edhe për tu konfirmuar se kanë dështuar në manaxhimin e kësaj situate. Ndaj i bëj thirrje ministrisë së Mbrotjes, Prefektit, kryetarit të Bashkisë që të mos e shikojnë situatën nga zyrat por të dalin në terren. Situata është shumë e rëndë. firmat që kanë fituar tenderat vetëm në momentet e fundit kur ra bora, nuk kanë kanë kapacitete dhe mjetet e nevojshme për të përballuar këtë situatë. Në këto kushte i bëj thirrje kryeministrit Rama të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Qarkn e Dibrës, tha Gjunkshi.
Ndërkohë, deputeti, Endri Hasa evidentoi se zonat malore të qarkut të Elbasanit janë të bllokuara. “Qarrishta, Librazhd Katundi, Spathai, Dardha,Xhyra,Funaresi, Zdranjshi, Floqi, Orenja, Gurakuqi, Rinasi, Luniku, Prevalla,Kostenja,Stebleva vazhdojne te jene te bllokuara. Floq, Gurakuq, Rinas, Orenje, Zdranjsh Katund, Zgosh,Stebleve, Vilan, Qaf Dardhe, Dardhe Mal, Xhyr Mal, Dranovic, Kostenje, Qarrishte, Neshte vazhdojne te kene veshtiresi te theksuara per furnizimin me energji elektrike. Qeveria dhe bashkite te lene shoën mediatik dhe ti pervishen punes!”, tha Hasa.
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...