Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohen të jenë autorë të mbi 100 vjedhjeve në banesa. ‘Ansa’ raporton se banda e hajdutëve vepronte në krahinat e Riminit, Ankonës, Pesaro-Urbino Modena.
Mësohet se mes mallrave të vjedhur, më shumë se një kilogram janë sende ari. Operacioni i policisë nisi pak ditë më parë, duke marrë kështu shkak edhe nga numri i vjedhjeve kohët e fundit, veçanërisht në zonën e Valkonës.
Më 30 dhjetor në Saludecio, gjatë një tentative vjedhje, pronari i banesës arriti të mbante mend targën e automjetit të autorëve. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se makina ishte vjedhur në Rimini dhe pastaj këqyrjes së kamerave mjeti tip ‘Mazda’, u gjurmua në Fano.
Kaq mjaftoi që policia të binte në gjurmë të hajdutëve, dhe më pas i vuri ata në pranga. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./lajmiifundit/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...