Google ADS

“Shullazi”, nuk pranuan ndarjen me short, hetim disiplinor për 10 prokurorët

16:50 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka urdhëruar hetim disiplinor ndaj prokurorëve që refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Në listën e emrave të sjellë nga prokuroria, bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmataj.

Në kushtet kur ka ngelur vetëm një prokuror i caktua me një autorizim të pa shpjeguar ligjërisht, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka thirrur këtë prokurorët për të hapur shortin, i cili i duhet të zgjidhte prokurorin që do të përfaqësonte akuzën në shpalljen e pretencës, raporton top channel.

Por gjatë kësaj mbledhje të zhvilluar në dyer të mbyllura, prokurorët janë rebeluar ndaj Prelës, duke braktisur mbledhjen.

Gjatë mbledhjes prokurorët kishin sugjeruar ndërhyrjen e Kryeprokurores Arta Marku, që të zgjidhte këtë ngërç, por ky version është kundërshtuar nga Prela që ka këmbëngulur që kjo të zgjidhet me short.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme