Flakët në ishullin e Sazanit janë shuar. Në territorin e ishullit, kanë mbetur vetëm një grup i vogël i forcave zjarrfikëse, të cilët janë duke monitoruar, nëse ka ndonjë shkëndijë apo shkurre që ende nxjerr tym.
Gjithashtu, në ishull ka ende një prani të forcave të ushtrisë, por në numër më të paktë në krahasim me ditët e mëparshme.
Avioni që ndihmoi në shuarjen e flakëve nga ajri, është kthyer në Greqi, ndërkohë që është konfirmuar, se në rast rreziku ai do të vijë sërish për të ndihmuar.
Sakaq, pas 5 ditësh ndërprerje, anijet turistike janë nisur drejt Sazanit me vizitorë, por nuk dihet nëse do të lejohet të zbarkojnë apo jo.
Ende zyrtarisht nuk ka një informacion në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit në ishull. /Euronews Albania/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin