Google ADS

Shtyrja e zgjedhjeve, reagon Rama: Zgjedhjet do i bëjmë, nuk janë të presidentit

19:39 | 8 Qershor 2019
Arbresh.info

Gjatë fushatës elektorale në pasditen e sotme, nga Berati, kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me reagimin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

“Nuk jam i befasuar e prisja, nuk është asgjë tjetër por një plan i bërë me kohë për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, por kërkohet varrimi i reformës në drejtësi. Por as qeverinë nuk e marrin dot zvarrë dhe ne në 30 qershor, do të bëjmë zgjedhje sepse ato nuk janë të partive dhe as të presidentit por të popullit shqiptar“, tha Rama./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme