Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për dhënien e vendimit për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës.
Kështu, seanca është shtyrë për të shtunën në orën 12:00. Kjo është hera e tretë që GJKKO shtyn seancën për dhënien e masës së sigurisë, për të cilën SPAK ka kërkuar ashpërsim të saj nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.
Në seancë Berisha u përfaqësua nga dy avokatët e tij, ndërsa vetë ish-kryeministri doli nga selia e PD rreth orës 15:00 kur ishte njoftuar nisja e seancës dhe shkoi në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Avokatët e Sali Berishës kanë dorëzuar sot kërkesë në gjykatë për marrjen e provave. Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet për të provuar sipas tyre njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën ata kërkojnë përjashtimin e saj nga kjo çështje.
SPAK kërkon për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen te dera me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit të tij me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë. Prokuroria e ka kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë me argumentin se Berisha nuk ka respektuar detyrimin për t’u paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore.
Ish-kryeministri Sali Berisha është person nën hetim dhe akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizanit. Nën hetim për këtë dosje është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie arrest shtëpie./tvklan.al
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...