Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla deklaroi se do shtyhet me disa ditë afati i negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai propozoi që më 10 maj të zhvillohet raundi i pari i votimit për zgjedhjen e presidentit. Propozimi i parë për zhvillimin e votimeve ishte 4 maj.
“Do të propozoja që data 10 maj të ishte data e mbajtjes së raundit të parë për votimin e presidentit. Është hera e parë që një maxhorancë i ka numrat për të zgjedhur presidentin dhe hyn në bisedime për të pasur një president që të personifikojë unitetin e popullit”, u shpreh Balla në një njoftim për gazetarët pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së.
Balla shtoi se “shtyrja i shërben të gjithë grupeve parlamentare për të qartësuar procesin e negociatave. Kushtetuta përcakton nevojën e negociatave mes palëve në tre raundet e para, mirë do të ishte që grupet parlamentare të merrnin kohën e nevojshme”.
“Ne hyjmë me dëshirën që t’i japim Shqipërisë një president të shqiptarëve dhe jo të Partisë Socialiste”, shtoi ai.
Balla gjithashtu tha se në fazat e para të negociatave “nuk do të prezantohemi me një listë, por me një profil, do vijë momenti për emrat kur të dakordësojmë profilin” .
Ai nënvizoi se Kushtetuta imponon dialogun për 3 raundet e para ndaj 3 grupet parlamentare duhet të bëhen pjesë.
“Kushtetuta ka përcaktuar qartë nevojën e një dialogu përgjatë 3 raundeve të para. Mirë do të ishte të kishim të gjitha grupet parlamentare që të merrnin kohën e nevojshme për të dialoguar me njëri-tjetrin”, theksoi kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka