Shtyhet në korrik seanca për inceneratorin e Elbasanit, mbrojtja kërkon kohë

16:16 | 22 Qershor 2023
K.B

Seanca për inceneratorin e Elbasanit është shtyrë për në datë 6 korrik ora 9:00, për t’i dhënë më shumë kohë mbrojtjes për t’u përgatitur.

Gjatë ditës së sotme u bë mbrojtja vetëm për Jonida Zeqon.

Avokati Sajmir Visha kërkoi pushimin e çështjes, pasi kjo çështje është gjykuar një herë nga Prokuroria e Elbasanit dhe SPAK nuk është organ më i lartë se Prokuroria e Elbasanit.

Më tej avokati kërkoi që nëse ajo shpallet e fajshme nga gjykata, atëherë të kalojë në shërbim prove, pasi është një grua e sapomartuar.

Avokati gjithashtu u shpreh se klientja e tij ka firmosur thjesht njeëdraft projekt dhe se vendimi përfundimtar është marrë me VKM, prandaj nuk mund të jetë përgjegjëse një punonjëse me pagë 500 mijë lekë të vjetra për një projekt të firmosur./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme