Shtyhen të gjitha fluturimet nga aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza”

23:34 | 14 Janar 2020
Trina Galanxhi

Moti i keq ka shkaktuar jo pak probleme në vend, ndërsa së fundmi burime bëjnë me dije se janë shtyrë edhe udhëtimet ajrore nga Aeroporti i Rinasit.

Mësohet se shkak janë bërë mjegulla e dendur ndërsa në Aeroportin “Nënë Tereza” janë “paralizuar” nisjet e avionëve për një afat prej disa orësh.

Nga terreni raportohet se mjegulla ka pushtuar gjithë kryeqytetin ndërsa është vështirësuar edhe qarkullimi I makinave.

Aksi Tiranë-Fushë-Krujë si dhe vijimi deri në Milot ka qenë përgjatë gjithë ditës i mbuluar nga mjergulla ndërsa gjatë natës, situata ka ardhur duke u rënduar, ndërkohë mësohet se një situatë e tillë ka bërë që për shkaqe sigurie të shtyhen pëR disa orë edhe udhëtimet ajrore.

Vështirësi në qarkullimin e mjeteve po paraqiten edhe në aksin Tiranë-Durrës sidomos në zonën e Kasharit si dhe në akse të tjerë ndërqytetase.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme