Një ditë pas shtyrjes së vendimit për fillimin e negociatave me Maqedoninë, ekspertët për zgjerim në BE për MIA-n paralajmërojnë se ky “gabim strategjik” nuk duhet përsëritur në tetor.
Maqedonia është “viktimë” e politikës së brendshme të Bashkimit Evropian, vlerëson Roza Baluf nga Fondi gjerman i Marshalit (GMF) dhe thotë se faji është në anën e BE-së në këtë rast, por edhe se nuk beson se BE-ja do të rrezikojë në tetor ta humb tërë besueshmërinë e saj pikërisht në rajonin në të cilin është më i popullarizuar.
Herbst: Maqedonia e Veriut këtë vit duhet të bëhet anëtare e NATO-s dhe t’i fillojë negociatat me BE-në
Marrëveshja e Prespës është zgjidhje e shkëlqyer për të dyja vendet dhe e hap derën për bashkëpunim më të gjerë të Maqedonisë së Veriut në Evropë që është me rëndësi të veçantë, deklaroi Xhon Herbst, drejtor i Qendrës Euroaziatike në Këshillin Atlantik. Herbst, i cili është ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë, komentet për MIA-n i dha me rastin e përvjetorit të parë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.
Në pyetjen nëse Marrëveshja do të jetë edhe për zgjidhjen e problemeve të tjera në Ballkanin Perëndimor – normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës lidhur me Kosovën dhe situatën në Bosnjë, u përgjigj se Marrëveshja është precedent. Herbst është i bindur se këtë vit Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s me mundësi t’i fillojë negociatat me BE-në.
Çiamba: Vendimi për Maqedoninë e Veriut është sjell njëzëri
Presidenca rumune ka reaguar ndaj spekulimeve që janë përhapur në media se shtatë vende dje në Këshillin për punë të përgjithshme kanë qenë “kundër” negociatave me Maqedoninë e Veriut. Informacionet janë demantuar edhe në ueb faqen e ministrisë së Punëve të Jashtme të Luksemburgut. Ministri i Punëve të Jashtme i Rumanisë dhe kryesues i takimit të djeshëm, Xhorxhe Çiamba në deklaratën me shkrim për MIA rikujton se kompromisi i arritur dje të që të anulohet vendimi për fillim të bisedimeve është rezultat i konsensusit mes shteteve anëtare siç parashikon praktika në Këshill. “Marrëveshja e arritur përmes konsensusit dje në nivel të vendeve anëtare të Këshillit për punë të përgjithshme paraqet rezultat të punës intenzive dhe procesit kompleks negociues dhe dërgon porosi pozitive. Ne nuk mund të komentojmë spekulime dhe kujtoj se konkluzat janë miratuar njëzëri”.
Nga Këshilli i BE-së për MIA precizojnë se në takimin e djeshëm nuk ka pasur kurrfarë votimi, por siç është rast çdoherë, pas negociatave intensive, ministrat kanë arrit të gjejnë qëndrim të përbashkët mes vendeve të cilët angazhohen për hapje të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe ata të cilët kanë pengesa procedurale të brendshme si Gjermania ose kanë rezerva drejt zgjerimit, siç është Franca. “Ajo për të cilën është diskutuar dje ka qenë fjalori i cili do të përdoret në konkluzat, nuk është sjell vendim për negociatat me Maqedoninë e Veriut, ashtuqë nuk mundet asnjë vend të ishte për ose kundër, ka thënë burim i lartë diplomatik në Këshillin e BE-së. Vendet anëtare dje nuk kanë mundur të vendosin për datë të negociatave për shkak të Gjermanisë e cila qartë ka vënë në dijeni se nga arsye juridike nuk guxon ta vendos në rend dite diskutimin derisa nuk sjell vendim Bundestagu.
“Gjermania na e bëri të qartë se nuk mund të negociojnë për hapjen e negociatave pasi nuk ka mandat për diskutim të tillë nga Parlamenti, ashtuqë ky informacion se disa vende kanë qenë për ose kundër është lajm i rremë”, thonë nga Këshilli i BE-së. “Ministri Aselborn ka thënë se për Maqedoninë e Veriut Këshilli patjetër të jep përgjigje pozitive marrë parasysh marrëveshjen historike për emrin dhe progresin e vendit e cila është kandidat nga viti 2005. Edhe pse thellimi i BE-së është me rëndësi, poashtu është me rëndësi të forcohet dinamika pozitive”, ka deklaruar në takimin ministri i jashtëm i Rumanisë, Xhorxhe Çiamba.
BE-ekspertët: Shtyrja e datës për Maqedoninë është gabim i cili nuk duhet përsëritur
Një ditë pas shtyrjes së vendimit për fillimin e negociatave me Maqedoninë, ekspertët për zgjerim në BE për MIA-n paralajmërojnë se ky “gabim strategjik” nuk duhet përsëritur në tetor. Maqedonia është “viktimë” e politikës së brendshme të Bashkimit Evropian, vlerëson Roza Baluf nga Fondi gjerman i Marshalit (GMF) dhe thotë se faji është në anën e BE-së në këtë rast, por edhe se nuk beson se BE-ja do të rrezikojë në tetor ta humb tërë besueshmërinë e saj pikërisht në rajonin në të cilin është më i popullarizuar. “Nëse BE-ja nuk i hap negociata me Maqedoninë, ky do të jetë gabim i madh strategjik. Për fat të keq, çështja u bllokua në politikën evropiane. Dua t’i them popullit të Maqedonisë se duhet të jen të kujdesshëm dhe të durueshëm dhe se gjërat mund të ndryshojnë”, thotë Balfour. Qëndrim të ngjashëm ka edhe Tobi Vogel ish -gazetarë dhe vëzhgues shumëvjeçar i marrëdhënieve BE-Ballkan. “Sado që të jem i gatshëm ta kritikoj Qeverinë e Maqedonisë, sinqerisht, faji në këtë rast është vetëm i Bashkimit Evropian dhe veçanërisht i Francës, Gjermanisë dhe Holandës. Pavarësisht nëse diplomacia e Maqedonisë ka qenë ose nuk ka qenë efektive, BE-ja u angazhua të marrë vendim dhe nuk e bëri këtë, nuk e realizoi premtimin”, komenton Vogel.
Tani ka disa pengesa, dhe sa i përket Maqedonisë Veriore, të gjithë gjenden në BE dhe nuk kanë të lidhje me Maqedoninë, por janë të lidhura me krizën dhjetë vjeçare në BE, ka vështirësi të harmonizohet, disa vende janë thellësisht të shqetësuara se zgjerimi do t’i përkeqësoj gjërat. Franca, Gjermania, thotë Balfur. Sipas saj, megjithatë, në bindjet e dhëna nga kancelarija Angela Merkel për kryeministrin Zoran Zaev duhet të besohet, megjithëse, ajo pranon, asnjëherë nuk ka garanci. Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se shtyrja e djeshme negociatave, veçanërisht për Maqedoninë pas kompromiseve të bëra në kontestin me Greqinë, sjellin rreziqe të mëdha për vendin dhe më gjerë për rajonin. Sipas dy ekspertëve, rreziku është më i madh për vendimin negativ për Shqipërinë në tetor se sa për Maqedoninë, sepse ajo ka një mendim se Shkupi i ka plotësuar të gjitha kërkesat, në planin politik dhe reformat. Megjithatë, sinjali i dhënë dje në Këshillin e çështjeve të përgjithshme në Luksemburg, sipas tyre është shqetësuese nga aspekti i vetë angazhimit të BE-së drejtë zgjerimit. Roza Balfur, megjithatë, mbetet optimiste dhe vlerëson se Unioni edhe krahas krizës në fund do të sjell vendim të drejtë.
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...