Google ADS

Shtrohet në spital Kryepeshkopi Anastas, Meta: Uroj rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij

22:55 | 27 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Ditën e djeshme kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka kryer një operacion në zemër, lu ka vendosur dy stenta.

Presidenti Meta me anë të një psotimi në facebook i ka uruar Janullatosit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në krye të detyrës.

Meta ka falenderuar edhe personelin shëndetësor që u kujdesën për kryepeshkopin, ndërsa shprehet se ndihet krenar për rolin e çmuar të Janullatos në forcimin e harmonisë ndërfetare në vendin tonë.

“Duke i shprehur urimet e mia më të mira e të përzemërta për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndaj kënaqësinë që pas ndërhyrjes angioplastike shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm.

I uroj Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme.

Një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor të cilët u kujdesën që çdo gjë të shkonte mirë.

Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik për mbarë botën”, shkruan Meta

Të ngjashme