Google ADS

Shtrenjtohen banesat në Shqipëri

18:13 | 21 Prill 2017
Arbresh.info

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, çmimi i banesave u rrit me rreth 13% në muajt korrik-dhjetor 2016.

Për kryeqytetin, kjo rritje shënoi 3.3%. Shtrenjtimi, sipas ndërtuesve, vjen si pasojë e rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, mungesës së shesheve të ndërtimit dhe përmirësimit të ndërtimeve.

Ndërtuesit shprehen se, janë rritur kërkesat për apartamente më të mira, më luksoze, më në qendër, sepse edhe shërbimet janë më të mira.

Aktualisht çmimet për m2 të banesave nisin nga 400 euro në zonat periferike, deri në 2.500 apo 3.000 euro në qendër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme