Tre raste të reja me Covid 19 janë identifikuar në qytetin e Elbasanit duke e çuar në 8 numrin total të të prekurve në këtë qytet, mes tyre një i shëruar.
Një 53 vjeçare dhe dy vajzat e saj kanë dalë pozitive ndërsa kryefamiljari negativ. Ndërkohë që vajzat përkatësisht 21 dhe 25 vjeç nuk paraqesin shenja, e ëma është dërguar drejt infektivit në Tiranë për mjekim më të specializuar, për shkak edhe të problemeve të mëhershme shëndetësore. 53 vjecarja është punonjëse e një filiali banke në Elbasan. Kjo ka bërë që të gjithë stafit të bankës ti bëhen analizat ndërkohe do të gjykohet më tej vendosja ose jo e këtij filiali në karantinë. Tre vatrat e identifikuara në Elbasan nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Ndërsa ende nuk dihet historiku i infektimit të fundit. Dyshimet janë ekzistojnë se 53 vjecarja mund të jetë infektuar në vendin e punës.
Në Durrës është konfirmuar dhe një grua 70-vjeçare me SARS-CoV-2. sipas mjekeve ajo paraqet një gjendje të stabilizuar. Gruaja ka vetëm temperaturë të lartë dhe do të mjekohet në shtëpi. Në këtë qytet numërohen 30 raste.
Ka shkuar në 14 numri i te prekurve në qarkun e Shkodrës. Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 3 raste të reja ku 2 i përkasin qytetit. Një zonjë nga lagjia e Kirasit ka rezultuar pozitive në testin e kryer me tampon. Vetëm 2 javë me parë ajo përcolli për në banesën e fundit bashkëshortin dhe dyshohet se mund të jete infektuar gjatë ceremonise mortore. Ndërkohë qytetari tjetër i cili rezultoi pozitiv nga Shkodra është një burrë nga lagjia e Dobracit, i cili ka në pronësi një dyqan. Familjaret e te dy rasteve kanë kaluar në vetekarantine. Rasti i tretë i shtuar në qarkun e Shkodres është një person nga fshati Luf në Pukë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Lezhë janë konfirmuar 2 raste të reja me Covid 19. Tashmë numri i te infektuarve në Lezhë ka arritur ne 6. Njëra nga të infektuarat është vetizoluar në shtëpi ndërsa tjetra është dërguar për ndihme me të specializuar tek infektivi në Tiranë. Në rang qarku tashmë kemi 9 raste duke përfshirë dhe dy të infektuarit në Mirditë.
Nga 277 raste të konfirmuara në Shqipëri, 134 prej tyre janë nëpër qytetet:
– Tiranë 143 raste
– Durrës 30 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 6 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 10 raste
– Lezhë 6 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 2 raste/TCH
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...