Personat që vuajnë nga problemet të shëndetit mendor në Shqipëri, fatkeqësisht, paragjykohen.
Psikiatrit thonë se në të shumtën e rasteve, pacientët e tyre, janë viktimat e shoqërisë.
“Kjo frikë furnizohet nga stigma që është në shoqëri ku në pjesën më të madhe personat me probleme të shëndetit mendor, shihen si të rrezikshëm. Në fakt vetëm një pjesë mund të paraqesin rrezikshmëri dhe mund të jenë të paparashikueshëm në mënyrën sesi sillen”- thotë Neli Demi, psikiatër.
Nel Demi, psikiatër, thotë se shumë njerëz, nuk dinë si të sillen kundrejt këtyre personave, teksa rekomandon reagimin me qetësi dhe shmangien e agresivitetit.
“Nuk është gjëja me e nevojshme që ne të ngremë radarët se ky është i sëmurë. Është e rëndësishme që kur ndodhemi ne një situatë të tillë të dimë si të reagojmë, qetësi dhe agresiviteti sepse kjo gjë bën të mundur dhe përgjigjen agresive. Dhe mund të ndihen të rrezikuar”- theksoi ai.
Nga viti në vit, ka një rritje të atyre që kërkojnë ndihmë, por jo të gjithë, kanë të njëjtën diagnozë.
“Në varësi të problematikës përcaktohet dhe trajtimi. Kur problematika ka shkaktuat pagjumësi, probleme të ushqimit, mos përqendrimi, ankth, që mund të pengojë aktivitetin normal të individit, sigurisht që përcaktohet ndërhyja në bazë të gjetjeve”- tha ai.
Shtrimi në spital, ndodh vetëm në rastet kur, personi nuk është i ndërgjegjshëm, për sëmundjen e tij.
Gert Shehu, 31 vjeçari, që goditi me grusht ditën e protestës, kreun e partisë demokratike, vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Mjekët bëjnë thirrje që, të ketë një ndërgjegjësim, duke mos i drejtuar gishtin këtyre personave, por duke I ndihmuar ato.
“Unë kam me qindra shembull që persona që vuajnë nga probleme te shëndetit mendor kanë qenë jo vetëm të rrezikuar por dhe të dhunuar, abuzuar, të bullizuar. Fatkeqësisht në memorien e publikut ngelen më shumë rastet që përfundojnë në mënyrë të rëndë si rasti konkret dhe menjëherë sëmundjes mendore i vishet kjo e rrezikshmërisë”- përfundoi psikiatri./euronews.al/
Treni godet veturën në Pavlan të Pejës, lëndohen tre persona
UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar
Edi Rama: Konsumoj më shumë se 10 kafe në ditë
Rama viziton rrugën “Jim Xhema”: dëshmon përkushtimin tonë p...
Puthje dhe ledhatime mes Rezit e Drenushës
Kurti bën homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dësh...