Në Portin e Shëngjinit ankorohen rreth 60 anije peshkimi të mëdha, por edhe të vogla. Ky numër është rritur po ta krahasojmë me një vit më parë, sipas informacioneve pranë autoriteteve portuale.
Ashtu siç dëshmojnë edhe vet peshkatarët, sektori i peshkimit në vitet e fundit, falë heqjes së akcizës së naftës për anijet e peshkimit, heqjes së TVSH-së për materialet e bordit, luftës kundër informalitetit në sektor, peshkimi ka njohur një zhvillimim mjaft të mirë.
Peshkatarët i gëzohen edhe lajmit se në Shëngjin, shumë shpejt do të ndërtohet edhe një kantier që do t’u shërbejë të gjithë peshkatarëve, të cilët nuk do të kenë më nevojë t’i drejtohen vendeve fqinje për të riparuar defektet.
Në Shëngjin ka nisur tashmë edhe ndërtimi i markatës së grumbullimit të peshkut, një investim ky më shumë në formalizimin e operatorëve dhe vendosjes së sektorit në situatë konkurrence të ndershme./tch
Berat Gjimshiti “lideri i heshtur” shqiptar që shkroi histor...
Komandanti i KFOR-it shpjegon arsyet pse nuk e miratoi dërgi...
Vuçiq: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
Rruga Thumanë-Kashar nga sot me pagesë, tarifa deri në 2,52 ...
Sllovakia kërcënon ta shkurtojë mbështetjen për refugjatët u...
Struga nga 8 janari nis përgatitjet, miqësore me ekipin ku l...