Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta pas dhënies së shtetësisë për Kryepeshkopin Janullatos. Presidenti grek e ka falënderuar Metën për dekretin.
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi konfirmon për Syri.net se gjatë bisedës telefonike, Pavlopulos vuri në dukje se kjo iniciativë e Presidentit shqiptar përbën veç të tjerash, një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm thelbësor të marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë.
Po dje, Meta mori një telefonatë falënderimi nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Kotzias./Syri.net
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...