Pas hetimeve të gjera të zhvilluara prej muajit prill, policia gjermane ka çuar në pranga shtatë anëtarë të një grupit që merrej me trafikun e drogës, të gjithë shqiptarë.
Sipas mediave gjermane, kreu i dyshuar i grupit është raportuar se kishte qëndruar në një strehë azili në Oedheim, ndërsa të tjerë ishin regjistruar si të pastrehë në Heilbronn dhe Karlsruhe.
Përveç dokumenteve të falsifikuara, burrat treguar sasi të mëdha marijuanës. Arrestimet janë kryer në fillim të prill, ndërsa vendimi u publikua sot nga mediat vendase. Gjatë arrestimit, shqiptarët u kapën me 9 kg marijuanë.
Prokurori publik ka lëshuar urdhër arresti ndaj të 7 personave, vendim i marrë edhe nga gjykata e rrethit në Heilbronn. Të arrestuarit janë dërguar në burgje.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...