Një shqiptar i dëbuar nga Italia për trafik droge është rikthyer sërish në shtetin fqinj, por këtë herë duke përdorur emrin e gruas së tij.
Shqiptari 30-vjeçar me iniciale R.D u gjurmua mbrëmjen e djeshme pranë Spitalit Belcolle nga karabinieria italiane dhe u arrestua.
Ai ishte një emër i njohur për policinë sepse ishte vëllai i njërit prej të dyshuarve në operacionin antimafia “Erostrato”.
Në këtë operacion u sekuestruan gjithësej 22,000 euro.
Në shkurt të vitit 2017, shqipatri u kap me 38 kilogramë drogë dhe më pas u dëbua nga territori italian për 5 vjet.
Majin e kaluar ai ishte riatdhesuar dhe pasi ishte kthyer në Shqipëri ishte martuar.
Ai kishte ndryshuar edhe mbiemrin, kishte marrë atë të gruas dhe kishte mundur të merrte një pasaportë të re dhe patentë shoferi me gjeneralitete të ndryshme nga ato me të cilat Italia e kishte dëbuar, shkruan Ora.
Gjyqtari i Gjykatës së Viterbo këtë mëngjes ka konfirmuar arrestimin e R.D., e ka liruar atë dhe i ka dhënë një urdhër të dytë dëbimi.
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari