Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Scandicci të Italisë, ku një biznesmen italian është qëlluar për vdekje nga një shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhur në orët e para të së dielës, ku agjent imobiliar 50-vjeçar, Tommaso Dini u qëllua me thikë nga një shqiptar 48-vjeçar dhe ndërroi jetë në spitalin San Giovanni di Dio.
Pasi e qëlloi tre herë me thikë, shqiptari është larguar në këmbë por është kapur të dielën nga policia italiane.
Ai ishte ortak i një kompanie ndërtimi me vëllain e Dinit, që banonte në Scandicci afër vendit ku jetonte viktima.
Sipas hetimit të karabinierëve, shkak i ngjarjes së rëndë ishin mosmarrëveshjet në vendin e punës që viktima kishte pasur me autorin.
48-vjeçari akuzohet për vrasje me dashje. /tch/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...