Ai sapo kishte grabitur një apartament dhe kishte vjedhur një makinë bashkë me dy bashkëpunëtor të tij në Biella të Italisë.
Pas një ndjekje të policisë, u arrestuan. Shqiptari 27 vjeçar Olton Maloku, rezident në Torino, ka një histori të gjatë në lidhje me krimet kundër pronës.
Ai u arrestua mes natës së të shtunës dhe dielës më 12 mars, pas një ndjekje të gjatë me makinë e më pas nëpër fusha dhe në pyll. Dy bashkëpunëtorët e tij arritën të largohet dhe po kërkohen nga policia.
Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar rreth 3 kg bizhuteri, që llogariten me vlerën mbi 30 mijë eurove. Automjeti i vjedhur tip BMW, kishte një sinjal alarmi të lidhur direkt me stacionin e policisë dhe kjo ishte arsye që shqiptari u zbulua.
Pas grabitjes, nisi ndjekja me shpejtësi të rrezikshme në autostradën 565 që të çonte drejt Castellamonte. Më vonë, në Colleretto Giacosa ata braktisën mjetin për të vijuar ikjen nëpër fusha.
Shqiptari i rënë xhaketa, një telefon celular si dhe një kaçavidë gjatë arratisjes. Në xhepin e tij u gjet vetëm një vëth i artë, por në ngarkesën e tij kishte më shumë se 8 kg stoli ari e një duzinë çanta të markave të ndryshme.
https://www.youtube.com/watch?v=OhPLY8mB1oM
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...