Google ADS

Shqiptari u kap për drogë, por kishte çaj, Rama: S’jam i sigurt se si miku im Rishi Sunak do ta përballonte nëse kjo do t’i ndodhte një britaniku

14:38 | 1 Prill 2023
A. B.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të shqiptarit në Londër, Agim Agaj ku autoritetet pretendonin se ai kishte drogë në automjetin e tij, por në fakt ishte çaj mali.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Twitter ka thënë se Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të ofruar gjithçka që është e nevojshme për një luftë të suksesshme kundër rrjeteve kriminale.

“Megjithatë, nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar me veprime dhe jo me fjalë, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive tona”, ka shkruar ai.

Kryeministri Rama po ashtu ka thënë se “Të gjithë e dimë përgjigjen, por ajo që nuk jam i sigurt është se si miku im Rishi Sunak do ta përballonte nëse një shtetas britanik do të arrestohej në Shqipëri për bartjen e çajit anglez dhe do të akuzohej si tregtar droge! Kjo situatë është dëshpëruese dhe persekutorët e Agimit duhet të mbajnë përgjegjësi”.

“Ju bëj thirrje ta lexoni të plotë dhe i falënderoj shumë autorët e asaj historie të trishtë, jo vetëm në emër të Agimit dhe shqiptarëve, por edhe për ndriçimin e vështirësive me të cilat përballen njerëzit e guximshëm që kanë emigruar në ky vend i madh”, ka shkruar Rama. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme