Ngjarja e rëndë e ndodhur në Itali akoma mbetet e pazbuluar, shkaku dhe motivi pse shqiptari me 3 fëmijë goditi me thikë guzhine 15 herë bashkëshorten e tij dhe nënën e fëmijëve të tij.
Mediat italiane shkruajnë se arsyeja e kësaj ngjarje të rëndë është se bashkëshortja 52-vjeçarja, Diana Vrapi Koni kërkonte ndarjen nga 62-vjeçari shqiptar Muhamed Vrapi.
“E pashë të shtrirë në tokë, të therur e të mbuluar nga gjaku teksa kërkonte ndihmë. Ndërsa ai qëndronte në këmbë”. Kështu deklaroi fqinja e çiftit shqiptar që nuk duroi dot më pas të bërtiturave të Dianës dhe shkoi të trokasë në portën e tyre.
“Ajo ishte një grua dhe nënë shumë e mirë. E njihja nga afër, mund të them se ishte një person i qetë”,- tregoi një tjëtër fqinj.
“Ndërsa bashkëshortin e njihja më pak, se ai merrej me punë. Por nuk kemi dëgjuar të ketë qënë problematik”,- shton fqinji.
Sipas të dhënave të policisë, thika e kuzhinës që 62-vjeçari”>62-vjeçari përdori për të masakruar të shoqen ishte në vendngjarje, madje në trupin e saj të shtrirë në dhomën e gjumit.
Deri në përfundim të hetimit, me urdhër të Prokurorit të Busto Arsizos, shqiptari është lënë nën masën arrest me burg. Ai do të duhet të përgjigjet për vrasje, të rënduar nga lidhjet familjare.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...