Quhet Leo Keka shqiptari që tërheq vëmendjen e mediave në Shtetet e Bashkuara, të cilat shohin tek ai mishërimin e ëndrrës amerikane.
Në moshën 49-vjeçari ai drejton dy restorante popullore në Quincy të cilave u ka vënë emrat, Alba dhe Zef.
Fëmijët e tij ndjekin shkolla katolike dhe pavarësisht se është rritur në një qytet të vogël në Shqipëri, Keko është tani një shtetas krenar amerikan.
Mediat vendase kujtojnë se si ishte larguar nga Shqipëria me not e se u mbajt për disa muaj në një kamp refugjatësh para se një organizatë bamirëse të paguante për fluturimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara, dhe lirisë.
I intervistuar nga shtypi amerikan ai tregon se kur ishte fëmijë, ai dhe vëllezërit ndonjëherë nuk kishte ç’të hanin. Pas një kalvari të mundimshëm te cilin e njohin mire shume shqiptare, Keka mbërriti në Shtetet e Bashkuara kur ishte 20 vjeç.
Nuk dinte asnjë fjalë anglisht, por siç rrëfen, iu dha një mundësi dhe ishte i vendosur ta shfrytëzonte më së miri atë. Fillimisht punoi si pjatalarës e më pas kamarier në një restorant në Boston.
Në 2001-shin hapi restorantin e tij të parë Alba, shkurtim i Albania, i shndërruar tani në një prej më të famshmeve në zonë. Më vonë, çeli pranë tij edhe një restorant tjetër të cilit i vuri emrin e të atit, Zef. Sot, Leo e ndjen veten, po aq amerikan sa të tjerët, që nënkupton se është tepër i interesuar për politikën dhe futbollin amerikan./Top Channel
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...