Google ADS

Shqiptari plagos me thikë grekun në Spartë, dyshohet se ishte i droguar

10:12 | 7 Gusht 2022
A. B.

Një sherr i ashpër ka ndodhur pasditen e së shtunës 6 gusht në qendër të Spartës, Laconia Greqi konkretisht pranë sheshit.

Sipas informacioneve nga mediat greke, një shtetas shqiptar për një arsye të panjohur është përleshur me një grek dhe më pas ka tërhequr një thikë duke e plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar me ambulancë në spitalin e Spartës, ku u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Athinë.

Për rastin po kryhet një hetim paraprak, ndërsa vlen të theksohet se po shqyrtohet mundësia që i pandehuri me origjinë shqiptare të kishte përdorur drogë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme