Shqiptari në Itali kapet me 30 kg heroinë në makinë

15:29 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Mëngjesin e sotëm policia italiane ka prangosur një të ri shqiptar, pasi në makinën e tij kishte 30 kilogramë heroinë.

Ishin agjentët e Guardia di Finanza së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave të cilët kanë bërë ndalimin në Bari të 21-vjeçarit shqiptar dhe të dashurës së tij greke 19-vjeçe.

Shqiptari mësohet se është Skerdilajd Çobaj nga Fieri.

E dashura e tij greke është identifikuar si Kolovou Chrysanthi 19 vjeç.

Ata kishin udhëtuar nga Greqia për në Bari me traget, ndërsa pas marrjes në pyetje për motivet e lëvizjes dhe përgjigjeve jo bindëse, autoritetet italiane kanë dyshuar duke filluar kontrollin me imtësi të makinës.

Në mjet më pas janë gjetur 56 pako me heroinë që në peshë totale ishte 30 kilogramë heroinë.

Shqiptari dhe grekja janë prangosur dhe ndodhen në pritje të gjykatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme