Google ADS

Shqiptari në Itali humb kontrollin e veturës, vdes në vendin e ngjarës

20:51 | 2 Janar 2024
KRG

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm (2 janar) në Kremones të Italisë.

Sipas mediave fqinje, mësohet se një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Gadesco Pieve Delmona, ka humbur kontrollin e mjetit të tij, Volkswagen Golf dhe është përplasur me një parmak.

Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin, ndonëse në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësja. Ata u përpoqën të nxirrnin 38-vjeçarin nga rrënojat, por mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tij.

Ndërkohë, policia rrugore ka kryer hetimet e nevojshme në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkaku që çoi në vdekjen e 38-vjeçarit ishte rënia e gjumit./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme