Një 27 vjeçar shqiptar u arrestua mëngjesin e sotëm (26 shkurt) në rajonin e Kosturit në Greqi për posedim të lëndëve narkotike.
Policia kufitare në Mesapotami synoi të kontrollonte një automjet privat i cili po lëvizte në autostradës Egnatia në drejtim të Krystallopigi.
Drejtuesi i mjetit nuk i është përgjigjur sinjalit të policisë dhe është përpjekur të largohej me shpejtësi.
Në largim e sipër, mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ndërsa drejtuesi ka zbritur dhe është larguar në këmbë.
Por, policia e vazhdoi aksionin dhe arrestoi 27 vjeçarin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Policia ka sekuestruar 42 kg drogë, e ndarë në 37 pako. Gjithashtu u sekuestrua edhe makina dhe tre karta telefonike SIM.
Hetimi paraprak u dërguar tek departamenti i narkotikëve të Kosturit për hetime të mëtejshme. Atje është dërguar edhe shqiptari i arrestuar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...