Shqiptari, “koka” e prostitutave greke, e padëgjuar mënyra si i gjente klientë të rejave

01:01 | 30 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një 29-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke sëbashku me 5 persona të tjerë pasi drejtonin një rrjet prostitucioni.

Shqiptari dhe një 47-vjeçar grek ishin “kokat” e rrjetit të prostitutave.

Prostitutat e ushtronin aktivitetin e tyre nëpërmjet një faqeje online ku vendoseshin edhe takimet me klientët.

Aktivitetin ato e ushtronin në dy hotele në lagjen “Klithea”. Tre prej të arrestuarve janë pronarë të këtyre hoteleve të cilët bashkëpunonin me tutorët e vajzave.

Në këtë rrjet ishin të përfshira 11 vajza të punësuara nga shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij, të cilët menaxhonin faqen online.

Gjatë momentit të arrestimit në hotel u kapën dy shtetas rusë të cilët kishin lënë takim me vajzat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme