Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për falsifikim, asgjësim të produkteve të krimit, posedim të dokumenteve të udhëtimit të palës së tretë si dhe të armë mbajtjes pa leje.
Sipas mediave greke ai është arrestuar pak më larg banesës së tij në Ilioupoli.
Policia greke ka rënë në gjurmët e shqiptari pas një hetimi të gjatë dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative. Pas ndalimit me vete shqiptari mbante tri letërnjoftime greke, një pasaportë greke, një leje shoferi shqiptare, një leje qëndrimi greke dhe tri leje drejtimi greke për shitje direkte, si dhe shumën prej 4,040 euro.
Më pas policia gjatë kontrolleve në banesën e shqiptarit gjeti të tjera sende që rëndojnë mbi shqiptarin. Bëhet fjalë për aparatura digjitale, mjete shkrimi e letra që mendohet se shërbenin për të falsifikuar dokumente. Sipas policisë u gjetën dhe u konfiskuan: 7 laptopë dhe 1 telefon fiks, 11 printera, 49 karta identiteti, 39 pasaporta, 90 patenta, 3,233 mjete të tjera identifikimi të Autoriteteve Greke, 61 pasaporta të shteteve të huaja, 55 dokumente udhëtimi të Shqipërisë, 31 të Spanjës, 23 të Rumanisë, 9 të Italisë, 6 të Bullgarisë, 75 të Italisë dhe 17 pasaporta të Qipros, pasaporta të vendeve të ndryshme, 6,272 euro, 1 revole CZ dhe 55 fishekë 38 mm. I arrestuari u dërgua te Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...