Google ADS

Shqiptari kapet me mbi 11 kg kokainë në raftin e rrobave

01:41 | 4 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Më shumë se 11 kg kokainë u gjetën nga policia italiane në shtëpinë e një 31 vjeçari shqiptar, i cili jetonte në Via Don Giovanni Fornasini, zona Corticella në periferi të Bolonjës.

Agjencia “Ansa” shkruan se kontrolli i apartamentit u zhvillua të hënën si pjesë e një hetimi të madh të koordinuar nga prokuroria.

Kokaina ka një cilësi të lartë të pastërtisë dhe një peshë bruto prej 11.5 kg, ndërsa ishte fshehur në një fund të dyfishtë raftin e shqiptarit Besian Elezaj.

Policia ka vërtetuar arrestimin e shqiptarit dhe është vendosur nën arrest shtëpiak deri në momentin e dënimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme