“Shqiptari i gjetur i pajetë në Korfuz është vrarë nga eksponentë të Agimit të Artë”, është ajo që shkruhet nga mediat greke. Deri më tani emri i tij nuk ishte bërë i ditur, por sot u zbuluan detaje të reja.
Bëhet fjalë për shtetasin Petrit Zifle, 63 vjeç, i cili u gjet i pajetë në një kanal nga një shofer kamioni. Viktima ishte shpallur në kërkim nga familja e tij,. Ngjarja ndodhi më 25 nëntor, në Dragotina, Korfuz.
Siç thonë banore të zonës, Zifle ishte konfliktuar me fjalë një ditë para vrasjes në një lokal të fshatit me autorin, për çështje të karakterit etnik.
U zbulua se autori ishte pikërisht 44-vjeçari nga Korfuzi, që rezulton anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi, madje dhe përfaqësues i kësaj partie në ditën e zgjedhjeve.
Autori kishte hapur debat me shtetasit jo grekë dhe për çështjen e Maqedonisë në lokal dhe aty kishte ndërhyrë dhe Zifle. Personat e tjerë ne lokal i ndajnë dhe greku largohet duke kërcënuar Ziflen, të cilit në Greqi e quanin edhe Petro.
Më pas, ai i bën prite dhe vret shqiptarin, të cilin e hedh më pas ne një kanal, ku u gjet te mërkurën e javës së shkuar. Autoritet shqiptare nuk kanë bërë asnjë reagim në lidhje me këtë çështje, shkruan Gazeta “Shqip”.
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...