Një shqiptar pa vendbanim të qëndrueshëm në Britani ka lajmëruar familjen e tij në Shqipëri nëpërmjet telefonit se ishte punësuar si “kopshtar” në një fermë në Middlesbrough.
Në fakt, i riu shqiptar po punonte në një kopsht kanabisi, vlera e të cilit kap shifrën e 100 mijë paundve.
Daniel Docaj tashmë është dënuar me 12 muaj burgim pasi u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit midis 1 janarit dhe 24 marsit të këtij viti. Pas dënimit do të dëbohet.
Mediat britanike shkruan se Daniel Docaj kishte telefonuar nga një kafene e kryeqytetit britanik se një burri i kishte ofruar punën në fermën e kanabisit në Heythorp Drive, Acklam, Middlesbrough.
23 vjeçari kishte qëndruar gjashtë javë në këtë “fermë”, ndërsa u kap nga policia mëngjesin e 23 marsit.
Prokurori Jolyon Perks i tha gjykatës se Docaj ishte në gjumë në një krevat në kuzhinën e pronës, e cila ishte dhoma e vetme që nuk përmbante bimë kanabisi që po rriteshin.
Në pesë dhoma të tjera kishte 195 bimë, me vlerë 107,260 paund nëse do të shitej në tregun me pakicë në rrugë.
Docaj, i cili përdorte dy emra dhe nuk kishte dënime të mëparshme, tha se atij i ishte paguar 500 paund deri më tani dhe atij iu lejua të vinte dhe të dilte nga prona siç dëshironte. Ai gjithashtu furnizohej me ushqime.
Perks tha: “Ishte një operacion tregtar i aftë për të prodhuar sasi të konsiderueshme të kanabisit”.
“Ai tha se ishte plotësisht i vetëdijshëm për operacionin dhe ai ishte paguar 500 euro për të marrë pjesë”, shtoi ai.
Bimët sipas prokurorit ishin 195 cm të gjata.
Gjykatësi urdhëroi shkatërrimin e kanabisit dhe pajisjeve.
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...