Më shumë se 40 kg kanabis dhe 200 grama kokainë është sekuestruar nga policia grek pas një operacioni të organizuar nga departamenti i narkotikëve në Veria, që çoi në pranga edhe dy persona.
Njëri prej të arrestuarve është një 32 vjeçar shqiptar, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme (13 mars) në rajonin e Selanikut, pasi kishte shkuar në një servis makinash në pronësi të 42 vjeçarit grek, gjithashtu i arrestuar. Policia sekuestroi atje 1 kg e 940 grama kanabis të pa përpunuar si dhe 50 gram kokainë.
Më pas, policia ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në frigoriferë jashtë funksioni dhe ambiente të tjera, duke gjetur edhe 37 paketa që përmbajnë 38 kilogram dhe 757 gram kanabis si dhe 33 grama kokainë.
Policia ka sekuestruar edhe aparate elektronike për zbërthimin e kokainës dhe përzierjen me substanca të tjera, peshore elektronike, një shumë prej 300 eurosh.
Në shtëpinë e 32 vjeçarit shqiptar janë gjetur edhe tre paketa të tjera me 119 grama kokainë si dhe sasi të vogla kanabisi, peshore elektronike, 50 qese të vogla, një pistoletë me 4 fishekë e kalibrit 7.65 mm, një shumë prej 2.700 eurosh si dhe dy telefona celularë.
Policia ka zbuluar gjithashtu se 32 vjeçari shqiptar ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptari për trafikun e sasive të mëdha të drogës. Ai nuk kishte dokumente të rregulla lejeqëndrimit në territorin grek.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...